Për shkak të përparësive që i ofron sistemi qendror i ngrohjes - Ritet numri i konsumatorëve të rinj që kyçen në ngrohjen qendrore në Shkup



Shkup, 08.03.2017 – Numri i konsumatorëve të rinj që kyçen në sistemin qendror të energjisë së ngrohjes, përkatësisht në ngrohjen qendrore në Shkup është në rritje. Ndër konsumatorët e rinj janë kryesisht konsumatorë të cilët në periudhën e kaluar janë shkyçur nga sistemi. Për interesin e rritur të konsumatorëve për t’u kyçur në sistemin qendror të ngrohjes në Shkup ka më shumë arsye, por njëra e arsyeve kryesore është çmimi i shërbimit, i cili në disa vitet e fundit ulet vazhdimisht, kundrejt çmimeve të energjensave të tjera që përdoren për ngrohje, të cilat janë në rritje. Ndryshe, sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi aktual i ngrohjes qendrore për amvisëritë është ulur gati për 11% në krahasim me çmimin e sezonit të kaluar të ngrohjes, kurse një ulje të çmimit kishte edhe për kategoritë e tjera të konsumatorëve. “Trendi i rritjes së numrit të kontratave të lidhura për shfrytëzimin e shërbimeve tona tregon se te qytetarët e Shkupit rritet vetëdija për përparësitë e shumta dhe komforin që e ofron sistemi qendror i ngrohjes qendrore. Përveç komforit më të madh, një përparësi e madhe e sistemit qendror të ngrohjes qendrore është kostoja e tij e lirë, si dhe fakti se ai kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, që është në vijën e vetëdijes ekologjike në rritje të banorëve të Shkupit. Një faktor shtesë për trendin në rritje të konsumatorëve të rinj është edhe mundësia për një kyçje falas në sistemin e ngrohjes qendrore për të gjithë konsumatorët te të cilët ka kushte teknike për këtë gjë. Aksioni për kyçjen falas i kompanisë BEG – Furnizimi ka filluar para fillimit të sezonit të ngrohjes 2016/2017, ndërsa për t’u ndalë në ndihmë sa më shumë konsumatorëve, kompania vendosi të zgjasë vlefshmërinë e sezonit për një kohë të pacaktuar”, informojnë nga kompania BEG-Furnizimi. Sipas studimit të fundit të Fakultetit Mekanik dhe MACEF-it, sistemi qendror i ngrohjes qendrore është lloji më optimal i ngrohjes, veçanërisht për pjesën urbane, përkatësisht pjesën e populluar dendur të qytetit. Rezultatet e këtij studimi konfirmojnë se me rritjen e mëtejshme të numrit të konsumatorëve do të sigurohet një shfrytëzim të tij më të madh që do të mundësojë një ulje shtesë të çmimit të shërbimit për të gjithë konsumatorët edhe deri në 25%, ndërsa në të njëjtën kohë kjo do të thotë edhe ulje e problemit me ndotjen e ajrit në Shkup, për shkak të faktit që ngrohtoret punojnë me gaz si një energjens më ekonomik.   Për informacione shtesë lidhur me këtë njioftim Ju lutemi kontaktoni ImagePR | (02) 3290 486 | office@imagepr.com.mk