
Donacioni është me vlerë prej 120.000 denarësh, kurse me këto mjete do të blihet një pajisje që do të mundëson kursimin e energjisë
21.12.2016, Shkup – Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi ka dhuruar mjete për furnizim të pajisjes për kursim të energjisë për Shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” nga Shkupi. Vlera e donacionit është 120.000 denarë.
“Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi gjithmonë përpiqet që të kontribuojë për avancimin e segmenteve të ndryshme në shoqëri. Këtë herë ne kemi vendosur të japim mbështetjen tonë për shkollën “Dimitar Vllahov”, e cila kryen një funksion shumë fisnik dhe specifik me qëllim që të japim një kontribut për funksionimin e tij më të mirë dhe përmirësimin e kushteve të shkollës në interes të nxënësve”, – tha në aktin e dhurimit të çekut të vlefshëm Emilija Jakimovska Misheva, përgjegjëse për marrëdhëniet me opinionin në kompaninë Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi.
Në bazë të nevojave të shkollës dhe me vlerësimin përkatës profesional nga ana e kompanisë Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi, donacioni do të përdoret për blerjen dhe instalimin e pajisjes për kursim të energjisë. Pajisja do të kontribuojë për kursime të konsiderueshme të energjisë, kurse mjetet të cilat do t’i kursejë shkolla me këtë pajisje do të mund t’i rialokojë dhe t’i përdorë për të përmbushur nevojat e tjera të mbrojtësve të saj.
“Qëllimi ynë i më lartë është sigurimi i kushteve më cilësore për qëndrimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar. Misioni ynë i çdoditshëm është më i lehtë kur ka mbështetës dhe miq, si kompania Furnizimi me ngrohje Ballkan Enerxhi. Pajisja për kursim të energjisë do të na mundësojë të bëjmë një rialokim të mjeteve të konsiderueshme financiare për të përmbushur nevojat e tjera të fëmijëve dhe të rinjve për të cilët kujdesemi, deklaroi Goranço Jakimov, drejtor i Shkollës shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov”.
Shkolla shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” është e vetmja shkollë e këtij lloji në Maqedoni dhe në të edukohen 50 nxënës nga i gjithë vendi. Në kuadër të shkollës funksionon edhe konvikti i cili siguron qëndrim dhe përkujdesje të vazhdueshme për një pjesë të nxënësve.
Për informacione shtesë lidhur me këtë njoftim Ju lutemi kontaktoni
ImagePR | (02) 3290 486 | media@imagepr.com.mk